Më shumë raste me Covid por asnjë viktimë në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 1188 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 87 qytetarë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete.

Rastet e reja janë identifikuar në këto bashki:

38 në Tiranë, 7 në Sarandë, 5 në Lushnje, nga 4 qytetarë në Vlorë, Gjirokastër, Korçë, 3 në Pogradec, nga 2 qytetarë në Elbasan, Kuçovë, Delvinë, Divjakë, Fier, Lezhë, nga 1 qytetar në Shkodër, Kukës, Tropojë, Durrës, Krujë, Patos, Himarë, Skrapar, Peqin, Gramsh. 

Janë 453 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 15 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 131 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,055 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (05 Prill 2022)

Raste të reja ditore           87

Të shëruar në 24 orë        131

Të shtruar në spitale        15

Humbje jete në 24 orë      0

Testime ditore                   1188

Testime totale               1,782,366

Raste pozitive                   274,000

Raste të shëruara              270,055

Raste Aktive                            453

Humbje jete                           3,492

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             246

Vlorë               66

Fier                  29

Gjirokastër     26

Elbasan           19

Korçë               16

Durrës              13

Kukës               12

Berat                10

Shkodër           8

Lezhë                 7

Dibër                 1