Covid-19 në vend: Asnjë humbje jete, 53 raste të reja dhe 12 pacientë të shtruar në spitale
Asnjë viktimë dhe 53 raste të reja me Covid-19, janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë.
Ministria e Shëndetësisë, bën me dije se numri më i lartë i të infektuarve është regjistruar në:
Tiranë me 23 raste, 7 në Fier, nga 4 qytetarë në Gjirokastër, Sarandë, nga 2 qytetarë në Kuçovë, Divjakë, Lushnje, nga 1 qytetar në Shkodër, Mirditë, Durrës, Mallakastër, Delvinë, Maliq, Berat, Dimal, Elbasan.
Janë 461 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 12 pacientë, nga të cilët 2 janë në gjendje më të rënduar.
Janë shëruar 53 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,155 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (07 Prill 2022)
Raste të reja ditore 53
Të shëruar në 24 orë 53
Të shtruar në spitale 12
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 1075
Testime totale 1,784,345
Raste pozitive 274,108
Raste të shëruara 270,155
Raste Aktive 461
Humbje jete 3,492
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 251
Vlorë 56
Fier 45
Gjirokastër 29
Elbasan 21
Korçë 15
Berat 14
Durrës 12
Kukës 6
Shkodër 6
Lezhë 6
