Si ndikon agjërimi në trupin tonë, benefitet që mund të marrim në muajin e Ramazanit

Myslimanët në mbarë botën gjatë muajit të Ramazanit për iftar dhe syfyr përgatisin ushqime të veçanta dhe bëjnë përpjekje që kjo periudhë të kalojë në një atmosferë të hareshme dhe të bukur.

Ndërkohë nutricionisti Altin Joka, i ftuar në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora teksa ka shpjeguar efektet e agjërimit në trupin tonë.

Altin Joka: Trupi mund të detostifikohet më mirë, organet tona mund të lehtësohen. Trupi jonë mund të marrë benefite shumë në agjërim, pse jo të ulim dhe peshën trupore që shumë njerëz e kanë dhe ëndërr. Atëherë momenti i duhur për shtimin e jetëgjatësisë, por edhe për luftimin e e shumë sëmundjeve kronike apo të rënda, është pikërisht tani në kohën  e Ramazanit, ku mund të agjërosh. Është një benefit për të gjithë trupin pasi agjërimi është futur si një praktikë, ndërkombëtare mjekësore dhe do vijë një kohë që do të jetë një praktikë shumë e njohur kudo.