Berisha refuzon platformën e Alibeajt: Në emër të bashkimit po tenton të tërheqë zvarrë PD

Ish-kryeministri, Sali Berisha, i ka mbyllur "derën" platformës së Alibeaj për bashkimin e PD.

Në një konferencë për mediat nga selia blu, Berisha tha se në emër të "bashkimit" pop tentohet të mbahet peng PD por kjo sipas tij nuk ka për të ndodhur.

Edhe demokratët i ftoi ta refuzojnë.

Berisha: A mund të pretendojë të paraqese një platformë një bashkëpunëtor i ngushtë i Edi Ramës me akte kundër PD? Nuk mund të ndodhë. Vlerësoj shumë qëndrimin e  deputetëve të PD, shqetësimet e ligjshme të tyre për zhvillimet nga baza në qendër por ka një parim themelor: Grupi parlamentar është grup i PD dhe jo PD e grupit parlamentar. Janë gjëra që ndahen në themel. Deputetët e PD janë ose do jenë sipas statutit të ri anërtarë të Këshillit Kombëtar dhe anëtar të Kryesisë së degëve nga zonat ku janë deputetë. Por strukturat e partisë siç do zgjedhin deputetët me primare, zgjedhin organet e tyre drejtuese. Nuk ka asnjë komision  që mund tu diktojë atyre degëve të zhbëjnë zgjedhjet që kanë bërë. Njerëzit nuk janë kukulla. Qëndron një vullnet i hekurt i çdo deputeti, aktivisti, anëtari të PD të ketë të drejtën të verifikojë gujithçka në këtë proces. Partitë e vërteta demokratike kanë procesin që verifikon zhvillimin e procesit. Sot kanë pasur të frikësuar një takim deputeti Albana Vokshi dhe Lefter Gështetja për të përcaktuar grupet për verifikimin e pretendimeve.Çdo proces që nuk ka respektuar statutin anulohet, çdo proces në përputhje me statutin respektohet. Ideja se mund të mbahet peng dhe tërhiqet zvarrë PD me "bashkimin" është ide e gabuar dhe pasinqertë, ide që synon ta dëmtojë PD-në Edi Rama. Ftoj çdo demokrat ta refuzojë atë.