Vajza i vë zjarrin, shkrumbohet banesa në zonën muzeale në Gjirokastër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Prill 2022, 10:30
Një zjarr i madh ka përfshirë një banesë muzeale dy katëshe në lagjen "Dunavat" në qytetin e Gjirokastrës.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat e PMNZSH për të ndërhyrë me qëllim evitimin e flakëve.
"Në datën 15.04.2022, rreth orës 10:20, në lagjen “Dunavat i Dytë”, Gjirokastër, është djegur plotësisht banesa në pronësi të shtetasit S. M" njoftoi policia.
Paraprakisht dyshohet se zjarri është ndezur nga vajza e shtetasit S. M., e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Nuk ka persona të dëmtuar.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

