Shisnin kokainë me doza, dy shkodranët bllokohen te “Rrethi i Shëngjinit”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Prill 2022, 10:41
Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Lezhës për shpërndarje të drogave të forta në doza të vogla.
Operacioni policor i koduar "Rrethi" çoi në arrestimin e shtetasve S. B., 28 vjeç dhe M. S. 34 vjeç, të dy banues në Shkodër, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".
Ndalimi i tyre u bë në vendin e quajtur “Rrethi i Shëngjinit”.
"Shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “Volksëagen” me drejtues shtetasin S. B. dhe pasagjer shtetasin M. S., të cilëve, gjatë kontrollit fizik, iu janë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë".
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

