Kërcënim me plumba, sulm në mesnatë biznesit të mobilerisë në Nikël të Krujës (Pamje)

Një mobileri është sulmuar me armë zjarri gjatë natës në Nikël të Krujës.

Biznesi rezulton në pronësi të Myslym Karajt, i cili ka denoncuar ngjarjen mëngjesin e sotëm në polici.

"Më datë 15.04.2022, rreth orës 08:20, shtetasi M. K. ka njoftuar sallën operative se në fasadën e objektit (mobilierisë) në pronësi të tij, ka konstatuar disa shenja, që dyshohen se janë shkaktuar nga armë zjarri gjatë natës" njoftoi policia.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës ndërsa në mëngjes pronari ka gjetur fasadën të bërë shosh nga plumbat.

Rreth 20 plumba janë qëlluar. 

Fatmirësisht nuk ka persona të plagosur, por vetem dëme materiale, ndërsa sulmi dyshohet më shumë se është mesazh kërcënimi.

Ekspertët e policisë lokale kryen veprimet e para hetimore në zonë dhe thonë se po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.

Pronari i mobilierisë së sulmuar në anën tjetër  deklaron se nuk ka konflikte me asnjë person ndaj kërkon gjetjen e autorëve.

Kërcënim me plumba, sulm në mesnatë biznesit të

Kërcënim me plumba, sulm në mesnatë biznesit të

Kërcënim me plumba, sulm në mesnatë biznesit të

Kërcënim me plumba, sulm në mesnatë biznesit të