Deputetët e pezulluar dhe të përjashtuar kthehen në grupin e PD, platforma e Alibeaj për bashkimin nuk përfshin Berishën

Enkelejd Alibeaj ka dalë me një propozim për bashkimin e demokratëve dhe Partisë Demokratike.

Draft-platforma  e cila është ende në diskutim dhe nuk ka marrë ende formë përfundimtare parasheh kthimin në PD të gjithë deputetëve të pezulluar apo përjashtuar  nga grupi parlamentar nga Këshilli Kombëtar me 12 janar 2022.

Siç duket bashkimi nuk nënkupton edhe kthimin e ish-kryeministrit Sali Berisha i përjashtuar nga grupi me vendim të Lulzim Bashës me 9 shtator.

Po ashtu parashihet ndalimi i procesit zgjedhor për kryetarët e degëve.

Draft-platforma është ende duke u diskutuar me të gjithë deputetët dhe pasdite pritet të ketë formë finale.

 

Deputetët e pezulluar dhe të përjashtuar kthehen në grupinDeputetët e pezulluar dhe të përjashtuar kthehen në grupin