"Janë bërë të gjithë me syze", qytetarët kundër përdorimit të telefonit nga fëmijët e vegjël
Teknologjia është shumë e rëndësishme dhe gati e pazëvendësueshme për njeriun modern, por ajo mbart edhe efekte negative në jetën e njeriut dhe shoqërisë.
Një ndër to është edhe ekspozimi i tepërt i fëmijëve 0-3 vjeç ndaj teknologjisë.
Enki me rubrikën e saj Vox Pop në Rtv Ora pyeti vetë qytetarët se çfarë mendojnë për nënat që u lënë telefonin gjatë gjitthë kohës fëmijëve.
"Nënat e reja, telefoni çfarë nuk ka, është gabim por duhet tua lëmë fëmijëve në mënyrë të kontrolluar".
"Vajzat tërbohen me telefon, lërë më fëmijët".
"Nuk dua t'ia lë farë fëmijës telefonin në dorë, po nuk durohet sepse shikon fëmijët e tjerë dhe e do".
"Mirë është të mos ua lësh fëmijëve se kohë më përpara fëmijët nuk kanë pasur syze tani fëmijët të gjithë me syze".
"Është gabim, i marrin në qafë fëmijët e tyre. Duhen kritikuar mamatë, ua lënë fëmijëve telefonin se duan ti gënjejnë."
"Telefonin në dorë ua lënë nënat e papërgjegjshme, se ato të përgjegjshme u mësojnë vjersha".
"Është shumë e gabuar, duhet një moshe që fëmijët të mbajnë telefonin në dorë."
