Bie nga lartësia e objektit ku punonte, humb jetën 57-vjeçari në Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Prill 2022, 11:21
Një tjetër humbje jete nga aksidentet në punë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në Kashar.
Dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e objektit ku po punonte, shtetasi F. N., rreth 57 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



