PS nis procedurat për zgjedhjen e Presidentit të ri, Berisha flet për Kod Mafie, Meta i pashqetësuar

Partia Socialiste ka kërkuar prej kryetares së Kuvendit nisjen e procedurave për zgjedhjen e Presidentit të ri.

Përmes një shkrese zyrtare, kryetari i grupit parlamentar të kësaj force politike Taulant Balla propozon mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve në datë 29 prill dhe në datën 4 maj përcaktimi i seancës së parë për votimin e Kreut të Shtetit.

Deri më tani janë disa emra të propozuar, por për tu zyrtarizuar do të duhet të kenë firmën e 28 deputetëve të Kuvendit.

Duket se me këtë kërkesë propozimi për zhvillimin e negociatave mes të deleguarve të PS dhe opozitës kanë dështuar.

Ndërsa ish-kryeministri Berisha akuzon Ramën për procesin.

Berisha: Konferenca është më e gjerë sesa kryetarët e grupeve. Kështu se paraqiten  në konferencë dhe shprehin qëndrimin e tyre nuk ka ndonjë…Edi Rama e shpalli zgjedhjen e presidentit në Kodin e Mafies. E dëgjuat vetë. Cili është kodi i mafiez, plumbi në zarf. Nuk do ketë plumb, por do jenë tre emra. Fut në zarf sekret tre emra. A mundet një forcë demokratike të pranojë praktika mafioze. Kurrë nuk i pranon.

Pak pas shkresës së socialistëve ka reaguar edhe presidenti Ilir Meta, për të cilin PS kërkoi dy herë shkarkimin.

Përballë mediave edhe një herë u shpreh i pa shqetësuar.

Meta: Lidhur me çështjen e zgjedhjes së Presidentit të ri, kjo temë nuk përbën asnjë interes konkret për mua për arsyen se është shumë e qartë se mazhoranca aktuale thjesht dhe jo vetëm për shkak të zgjedhjeve të 25 Prillit,  i ka votat e mjaftueshme për të zgjedhur një President të sajin dhe nuk shoh asnjë arsye për t’u bërë pjesë e asnjë argëtimi publik lidhur me çështjen e Presidentit.  Kështu që mandati im është deri më 24 korrik dhe natyrisht, më 25 korrik fillon një angazhim i ri dhe fillojnë përgjegjësi të reja.

Për Metën problemi më u rëndë u vendit është emigrimi masiv.

Kushtetuta përcakton 5 raunde për zgjedhjen e Presidentit.

Në tre të parat duhet dhe bashkëpunimi me opozitën për arritjen e 84 votave.

Por nëse nuk do të ketë konsensus PS mund ta zgjedhë e vetme me 71 mandate.

Dokumenta bashkëngjitur