Mikela e Për'puthen e thotë troç: Gati shumica e gocave dhe çunave në program ishin për 'Show' sesa për të gjetur dashurinë
E ftuar ditën e sotme në emisionin "Ditë e Re" ishte ish-konkurrentja e "Për'puthen", Mikela Pupa. Këtë të diel Mikela doli çift me Erionin, djalin nga Kosova. Ajo foli për jetën e saj private, si po ecën lidhja jashtë me Erionin dhe për pjesëmarrjen e saj në "Për'puthen".
E pyetur se kur e kuptove që me atë djalë (Erionin) mund të kishe një përputhje, ajo nuk ngurron të përgjigjet se ishte një flirt me shikim të parë.
"Atë flirtin dhe impaktin e parë, si fillim unë besoj tek gjë, dhe këtë flirtin e kam pasur qëkur Erioni erdhi në audicione. Dy javët e para nuk i kam dhënë konfidenca, ai gjatë gjithë kohës tentonte të fliste, afrohej por në atë kohë ai shkonte të bënte me gjitha gocat fotot dhe me mua asnjëherë. Dhe kur e kemi bërë foton ka thënë shyqyr bre se më çmende. Takimi që kishte përgatitur në Prizren, aty jemi afruar shumë dhe aty më la përshtypje të mirë. "
Çifte kanë dale plot nga ai format, por ama çiftet nuk i kane rezistuar kohës, sa paragjykim ndjen ti në marrëdhënie me Erionin me këtë pjesë?
"Është diçka aty, të merr rrjedha e publikut, kam dalë me shumë djem nëpër takime por unë kurrë nuk kam bërë se çfarë do publiku, mua publiku me shikonte me dikë tjetër dhe unë kam bërë të kundërtën. Tani publiku do me Erionin sepse unë bëra atë që ndjeva dhe jemi bashkë. Kanë dalë shumë çifte dhe nuk kanë rezultuar bashkë do të thotë se nuk kanë pasur një ndejnë të fortë. Unë i shkova deri në fund se për publikun nuk do ta kisha bërë këtë. Në momentin që ke ndjenja egoja lihet pas."
Ajo tregon se nuk do të bëj parashikime se si do të shkoj lidhja me Erionin por do t'ia lërë kohës.
"Nuk bëj parashikime, ne jemi si macja me miu,zihemi gjatë gjithë kohës, por më pëlqen se në asnjë moment nuk mendojmë që ne u zumë tani nuk do flasim më dhe nuk do të ketë vazhdimësi. Ne zihemi, qetësohemi dhe bëjmë sikur nuk ndodhi asgjë".
E pyetur se sa % e të rejave dhe te rinjve që janë në program janë për tu përputhur dhe sa për show, Mikela tha kështu: "Këtë të dytën janë të gjithë, duke përfshirë dhe veten sepse në qoftë se nuk do ishte për show nuk do ishim futur në këtë 'reality show', e dyta për sa janë për lidhje, të gjithë hynë po ndodhi dhe pse jo, pastaj është këmbëngulja jote dhe varet personi sa do të japi ty. Ka pasur shumë aty që bënin gjithçka për show. Kishte nga të dyja palët edhe nga çunat dhe nga gocat, por besoj që u del herët apo vonë siç ka dalë në vazhdimësi".
Mikela foli dhe për projektet që i pëlqejnë të bëjë pas daljes nga emisioni.
"Doja ta shikoja veten në moderim, të kisha një emision 'funny'. Mund të bëj dhe dy punë njëherësh dhe do më pëlqente dhe radioja",-përfundoi Mikela.
