Djali i Aqif Rakipit Bashës: Babai im është votuar se ka burrni, ndërsa ti je falso! Do ta ankimojmë vendimin e SHBA

Deputeti i PS-së, Ornaldo Rakipi, i biri Aqif Rakipi, ka folur ditën e sotme në foltoren e Kuvendit të Shqipërisë lidhur me vendim e SHBA-ve kundrejt babait të tij.

Asi është shprehur se vendimi do të ankimohet dhe u është përgjigjur akuza nga opozita, duke pasur në fokus Lulzim Bashën.

Rakipi tha se Basha, ndryshe nga babai i tij nuk ka mundur që të fitojë zemrat e shqiptarëve, sepse është një njeri fals.

Madje Rakipi shton se babai i tij bëhet copash për të ndihmuar çdo njeri në nevojë, shumë ndryshe nga Basha sipas tij, sepse babai i  tij ka një cilësi që shqiptarët e duan, që quhet burrni.

Rakipi: Dua të sqaroj fillimisht qytetarët, votuesit e mi, se sa i takon aktit të Departamentit të Thesarit, im atë po ndërmerr çdo hap institucional dhe ligjor, për të çuar në vend këtë padrejtësi. Ne sigurisht e vlerësojmë administratën amerikane, dhe vendimi i tyre e ka dhënë vetë mundësinë e apelimit. Procedurë që tashmë është në rrugë e sipër. Aqif Rakipi është përmendur dhe përgojuar shpesh kohët e fundit, sidomos nga Lulzim Basha dhe ndonjë njeri i afërt me të. Është demonizuar pa të drejtë dhe është hedhur shumë baltë mbi të.

Kam një fjalë për Lulzim Bashën. Mos mallko suksesin e tjetrit, por mëso se në thelb politika është marrëdhënia me njerëzit. Dhe pikërisht kjo është arsyeja e dështimit tënd serial, është kjo arsyeja pse ti, edhe pse të janë dhënë shanset më të mëdha që i janë dhënë dikujt në këto 30 vite, nuk arrite të fitosh zemrat dhe besimin e njerëzve. Sepse në thelb je fallso, dhe sheh vetëm interesin tënd egoist e material. Suksesi vjen kur i konsideron njerëzit, i takon, i sheh në sy, u qan hallet, dhe përpiqesh për ta. Kur u gjendesh atyre në ditë të vështira. Kur gjejnë tek t’i mbështetje kur kanë një problem, kur përplasen në dyert e spitaleve, kur përplasen me arrogancën e institucioneve, kur nuk i dëgjon kush. Babai im bëhet copash për të ndihmuar çdo njeri në nevojë. Ndryshe, po shumë ndryshe nga ti, babai im ka një cilësi që shqiptarët e duan, që quhet burrni. Është kjo arsyeja pse ai është votuar.