“Në Shqipëri mungojnë mësuesit mbështetës", terapistja tregon vështirësitë që hasin fëmijët me spektër autik
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Prill 2022, 22:40
Terapistja Eriselda Dyrmishi, ka treguar vështirësitë që hasin fëmijët me spektër autik në vendin tonë.
E ftuar në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora, tha se në shumë zona mungojnë mësuesit mbështetës për fëmijët me spektër autik të cilët shkojnë në shkollë.
Eriselda Dyrmishi: Tani kemi pranim të fëmijëve në sistemet arsimore, kemi vendosjen e mësuesve mbështetës, por sërish nuk janë për të gjithë fëmijët dhe për të gjithë qytetet.
Duke qenë se fëmijëve u mohohet qoftë edhe pjesa e arsimimit në disa raste apo në disa zona të caktuara dhe mos pasja e një mësuesi mbështetës përgjatë gjithë procesit mësimor, kjo e vështirëson dhe më shumë situatën.
