Ja cilat janë shenjat e para të autizmit

Një problematikë e spektrit autik është pikërisht diagnostifikimi. E ftuar në “Jeto me Orën” në RTV Ora logopedistja Morina Qose, tha se diagnostikimi i autizmit është më rëndësi, teksa vuri theksin në disa prej sinjaleve të para që mund të evidentohen.

 “Autizmi prek ndërveprimin sociale. Mospërfshirja e thellon problemin. Moshatarët e fëmijëve me autizëm duhet t’i integrojnë ata në shoqërinë e tyre'

Në momentin që diagnostikimi i fëmijës ndodh vonë, ka probleme më vonë.Nëse ndërhyhet në moshën 4-7 vjeç, ka më shumë progres.

Diagnostikimi bëhet në moshën 2 vjeç, nëse prindi nuk e pranon, fëmija mund ta marrë vonë trajtimin. 

Shenjat e para të autizmit

-Kontakti me sy

-Nuk imiton veprimet

-Mungesa e “buzëqeshjes shoqërore”

Prindërit që e kanë diagnostikuar dhe se kanë pranuar duhet ta bëjnë sa më shpejt, sepse kështu ndihmojnë fëmijët.