Tre vajza e një djalë dhunojnë me grushte e shkelma 13-vjeçaren, e mitura dërgohet në urgjencë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Prill 2022, 17:16
Një vajzë 13-vjeçare është sulmuar sot gjatë një mësimi gjimnastike në gjimnazin e një shkolle të mesme në Anzio, një qytet në bregdetin romak.
Sipas mediave të huaja, e mitura është rrahur nga tre vajza e një djalë, të cilët e kanë goditur me shkelma dhe grushte.
Në momentin e sulmit nuk ka qenë e pranishme mësuesja, e cila pasi ka parë të renë e gjakosur ka lajmëruar nënën e saj.
Karabinierët dhe efektivëtkanë ndërhyrë në vendngjarje dhe kanë transportuar 13-vjeçaren në urgjencë.
Ndërkohë deri më tani ende nuk dihet shkaku pse është dhunuar e mitura.
