Ukrainasja zgjedh të punojë në Shqipëri, ndërsa i vëllai lufton kundër artelierisë ruse

Lufta Rusi-Ukrainë po merr dita-ditës shumë jetë njerëzish e po shkatërron një shtet të tërë. Shumë ukrainas janë larguar nga vendi i tyre, mbase edhe për t’a lënë përgjithmonë atë.

E ftuar në D-Night, ukrainsja Elena Benko na tregoi më shumë për situatën atje, ku vëllai i saj është ushtar dhe po Lufton në mbrojtje të vendit.

Por, cila është arsyeja e qëndrimit të saj për një kohë të gjatë në Shqipëri? Ajo është një estetiste dhe dashuria për Shqipërinë dhe njerëzit siç ajo i quan të ëmbël e shumë të dashur bëri që ajo të qëndrojë këtu, për të jetuar dhe punuar.

Dajana: Elena faleminderit që je këtu me ne, përse vendose të vish në Shqipëri?

Elena: Më pëlqen shumë si vend, njerëzit janë të mikpritshëm dhe janë shumë të ëmbël dhe i ndjej afër vetes si ukrainasit

Dajana: Ndërkohë që ti je në Shqipëri, vëllai yt është në Ukrainë duke luftuar. Më fol më shumë, çfarë po ndodh atje?

Elena: Po çfarë të them, atje është luftë dhe ka shumë fëmijë e njerëz të cilët vriten çdo ditë për asgjë.

Ukrainasja zgjedh të punojë në Shqipëri, ndërsa i

Dajana: Flasim pak për punën tënde e cila është në mes të Italisë dhe Turqisë. Si janë klientet shqiptare në krahasim me ato të Italisë apo Turqisë?

Elena: Shqiptarët janë si ne, ballkanas e thënë ndryshe dhe e mbajnë shumë veten edhe kur janë në shtëpi qëndrojnë me make-up

Dajana: Cilat janë tendencat e fundit?

Elena: Gratë në Shqipëri i duan të gjitha në fakt ti provojnë, kërkojnë buzët, penelin e syve dhe duan të jenë gjithmonë të kuruara, ndërsa në vendet e tjera janë pak më ndryshe pasi nuk preferojnë shumë që të shkojnë pas tendencave.

Ka ndodhur shpesh që kam bërë ndërhyrje ku më parë kanë qenë të gabuara dhe i kam rregulluar në mënyrë që të dalin sa më mirë ashtu siç edhe kanë dëshirë.

D-NIGHT një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00

Për më shumë klikoni në linkun më poshtë: