Sali Berisha “pushton” PD-në, bëhet me zyrë në selinë blu
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Prill 2022, 15:26
Ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-kreu i PD-së, Sali Berisha ka marrë një zyrë në Partinë Demokratike.
Lajmi është bërë me dije nga zëdhënësja e Komisionit të Rithemelimit, Floriana Garo përmes një postimi në Facebook.
Nuk dihet se cili është funksioni i kësaj zyre në PD për Berishën duke qenë se ai vazhdon të jetë akoma një deputet i kësaj partie, pa ndonjë funksion tjetër momentalisht.