Histori makabër, 8 vite burg për shqiptaren që mbante fëmijët mes minjve e buburrecave në Greqi

Një histori tronditëse vjen nga Greqia ku 3 fëmijë të mitur jetonin në banesën e Agios Panteleimon, mes mbeturinave, buburrecave dhe minjve nga një shqiptare.  

Ajo tashmë është dënuar me tetë vite burg pasi i detyronte tre fëmijët e saj të jetonin në kushte ekstremisht të këqija.

Ka qenë babai i fëmijëve, ai i cili duke u kthyer nga një lundrim, ka vizituar banesën që kishte marrë me qira për të jetuar dy vajzat, 2 dhe 4 vjeç që kishte marrë me 30-vjeçaren shqiptare.

Më pas ai e ka denoncuar bashkëshorten e tij dhe është i shokuar nga gjendja çnjerëzore në të cilën jetonin fëmijët e tij 2 dhe 4 vjeç.

Shqiptarja është dënuar me akuzën e ekspozimit të të miturve në rrezik por edhe lëndime të lehta trupore, në me dije Protothema.gr.

Dinamika e ngjarjes

“Më datë 06.04.2022, në orën 12:30, bashkëshorti i shqiptares marinar në profesion, 48-vjeç ka shkuar në Komisariatin e Policisë Agia Panteleimon dhe ka paditur 32-vjeçares, me të cilën kishte dy fëmijë 4 dhe 2 vjeç. Gruaja ka edhe një fëmijë nga një lidhje e mëparshme, një djalë 6-vjeçar. Mësohet se 48-vjeçari, kishte marrë me qira një apartament në rrugën Alkiviadou në katin e tretë që nga marsi i vitit 2021.

Gjatë kthimit nga një udhëtim me anije, ai ka shkuar në shtëpi, ku është sulmuar fizikisht dhe verbalisht nga bashkëshortja 32-vjeçare dhe partneri i saj 54-vjeçar, të cilët e kanë ndaluar të komunikojë me fëmijët e mitur. Një muaj më vonë në fillim të prillit 2020, marinari u kthye në shtëpinë ku gruaja e tij e sulmoi përsëri me goditje dhe ofendime duke ndaluar komunikimin me fëmijët.

Sipas 48-vjeçarit më 5 prill 2022 babai i fëmijëve ka marrë një telefonatë nga një shok i cili i ka thënë se fëmijët e tij të mitur jetojnë në kushte të rrezikshme për shëndetin e tyre dhe konkretisht se në shtëpi ka buburreca dhe fëmijët kanë pickime nga insektet në trupin e tyre, ndërsa kanë se parë 32 –vjeçarja ka përdorur fëmijët e mitur për të lypur në kishën e Panagia Grigorousa në Monastiraki.

I marrë marrë në pyetje menaxheri i pallatit, ka konfirmuar incidentet e abuzimit fizik dhe verbal ndaj marinarit, ndërsa ka dëshmuar se e arrestuara grumbullon mbeturinat në ballkon ose i hedh nga kati i tretë dhe nga banesa dalin vazhdimisht buburrecat.

Gjithashtu ai dëshmoi se 30-vjeçarja me partnerin e saj të ri dilnin shpesh natën dhe i linin fëmijët vetëm në shtëpi.