Ngjarja horror në Fier, qytetarët: Krim, vetëgjyqësia është shumë e keqe me fe dhe me ligj

Ç'mendim keni për ngjarjen e ndodhur dje në Fier? Vjehrri vrau nusen e më pas veten, se nuk ishte dakord që të ishte bashkë me djalin e tij, si e gjykoni?

Kjo ishte tema për ditën e sotme në rubrikën Vox Pop me Enkin në emisionin "Ditë e Re", në Rtv Ora.

Të gjithë qytetarët janë në një mendje se ky është një krim dhe një ngjarje e cila nuk duhet të kishte ndodhur.

"Është lajm shumë i vështirë nuk ke ça bën sepse çfarë nuk mban kjo tokë".

"Krim quhet ai, vetëgjyqësia është shumë e keqe me ligj me fe, duhet një zgjidhje logjike nuk duhet të bësh veprime të tilla, një njeri normal nuk duhet të rrijë në atë pikë".

"Moshat e treta duhet të këshillojnë, por dhe fëmijët duhet të dëgjojnë dhe që mos të arrihen këto gjëra".

"Është një krim horror, çfarë pune ka pas me nusen e djalit kur e do djali por nuk ka nuk ka gjykata në Shqipëri".

"Këtu në Shqipëri po ndodhin përditë të tilla gjërash, por më erdhi keq se dhe nusja ishte e re".

"Unë mendoj që situata do të jete më e thellë, varet se çfarë ka parë ajo nusja".