Ndezi zjarr në pronë shtetërore për hapjen e kullotave, arrestohet 59-vjeçari në Gjirokastër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Prill 2022, 09:07
Një 59-vjeçar në Gjirokastër ra në prangat e policisë për shkatërrim të pronës me zjarr.
Shtetasi I. M, banues në fshatin Plesat, u arrestua në flagrancë, pasi ka ndezur zjarr në pronë shtetërore, në vendin e quajtur "Kulla", dhe për pasojë është djegur një sipërfaqe toke me bimësi të egra.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

