Kthjellime dhe vranësira, ja parashikimi i motit për sot
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Prill 2022, 08:03
Sipas MeteoAlb, moti i qëndrueshëm mbizotëron në pjesën më të madhe të vendit tonë ku bregdeti dhe zonat e ulëta do të kenë kthjellime, ndërsa zonat malore përgjatë shtrirjes lindore karakterizohen nga kthjellime të alternuara me vranësira kalimtare, megjithatë nuk priten reshje.
Orët e vona të natës sjellin vranësira të lehta në të gjithë vendin.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 21°C.
Era do fryjë e lehte në toke dhe në det me shpejtësi 27 km/h nga drejtimi kryesisht lindor duke krijuar në det dallgëzimi të lehtë.