"Mendova se po talleshin", Arbër Hajdari komenton pjesëmarrjen në "Big Brother"

Arbër Hajdari u shfaq ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim. Përgjatë 4 muajve ai ishte opinionist i Big Borther Vip. I ftuar në "Why?Not" në RTV Ora me moderatoren Roza Lati, Arbri tha se nuk e priste që ta ftonin.

Roza Lati: Më bëri përshtypje çne ti, të flasim troç.

Hajdari: Edhe mua! Unë mendova se po talleshin, po bënin shaka dhe thashë më lini rehat. Unë jam këtu te katundi im, ç'punë kam me botën e personazheve. Por në fakt kanë qenë dhe 2-3 njerëz të mi të afërt  që duke parë se në shtator po kaloja një gjendje të vështirë psikologjike për shkak të punës më thanë bëje, pse mos bësh diçka ndryshe. Shko se je mbyllur te kjo puna jote.

Edhe ma mbushën mendjen, pranova ftesën për të marrë pjesë në program. Kisha frikë sepse unë nuk përfaqësoj vetëm veten time, por përfaqësoj një kauzë, një punë dhe nuk doja që për shkak të mendimeve të mia të ndikonte direkt te "Fundjava."