Komentet negative në rrjetet sociale, Arbër Hajdari: Janë disa që rrinë shajnë dhe lulet

Komentet negative në rrjetet sociale nuk mungojnë, për më tepër ndaj personazheve publikë. Arbër Hajdari, themelues i fondacionit "Fundjavë Ndryshe" i ftuar në emisionin "Why?Not" në RTV Ora me moderatoren Roza Lati tha se nuk i bëjnë përshtypje këto komente pasi gjithmonë do ketë njerëz që do të shajnë.

Hajdari: Në fillim ka qenë shumë e vështirë. Fillimi ka qenë i vështirë sepse ne për shembull bënin video live në -5 gradë në Kukës dhe një komentues thoshte "hë mo se s'po bëni asgjë." Ai ishte në ndonjë kolltuk, ngrohtë, na shikonte ne dhe thoshte "}farë budallenj këta, në mes të ftohtit shpërndajnë ndihma në Kukës." Një pjesë tjetër thoshin "pse ky do ta zgjidhë këtë", një pjesë tjetër "lërë se ky do ta zgjidhë këtë, nuk ka këtë plan." Unë isha 19 vjeç.

Por deri tani sipas këtyre komentuesve unë jam bërë nja 3 herë kryeministër dhe 7 herë kryetar bashkie. Unë vazhdoj të kryej aktivitetin tim çdo ditë dhe devotshmëria i ka mbytur këto zëra që në Shqipëri ne kemi një grup njerëzish që janë pakicë. Këta rrinë shajnë dhe lulet. Thonë "lule të shëmtuara ç'i do ato.'