Moda indigjene, 29 stilistë shfaqin krijimet e tyre si një formë rezistence

Moda indigjene, 29 stilistë shfaqin krijimet e tyre si një formë

Në Brazil është mbajtur ekspozita e parë Ndërkulturore e Modës Indigjene, ku shpalosën krijimet e tyre 29 stilistë. Shfaqja ishte një lloj rezistencë dhe thyerje e stereotipeve, për t'i treguar botës se njerëzit indigjenë gjithashtu mund të kenë sukses në mode.

Në Brazil është mbajtur ngjarja e parë e modës indigjene me krijimet e 29 stilistëve të talentuar. Në pasarelë, përpara se çdo modele të largohet, një prezantuese tregon përkatësinë e saj etnike dhe se çfarë simbolizojnë veshjet dhe aksesorët e saj.

"Është një ndjenjë lumturie dhe krenarie. Meqenëse kjo është hera e parë, ne me të vërtetë duam të tregojmë talentin tonë, në qepje, në zeje. Për t'i treguar botës se njerëzit indigjenë gjithashtu mund të kenë sukses në mode”, tha modeli Moan Mundurukú.

Moan është një nga 37 modelet me origjinë nga 15 popuj indigjenë që mbërritën në qytetin nordik të Manaus, metropoli më i madh në Amazon, për të marrë pjesë në edicionin e parë të Ekspozitës Ndërkulturore të Modës Indigjene.

"Është një formë rezistence, një mënyrë për të kapërcyer stereotipet," thotë Reby Ferreira, organizatori i ngjarjes.

"Këtu në Manaus, për fat të keq, shumë njerëz kanë turp apo edhe frikë të pranojnë se kanë gjak indigjen. Qëllimi ynë është që të gjithë të ndihen të përfshirë dhe që ne të mund t'i tregojmë kulturën tonë mbarë botës përmes këtyre veshjeve."

Stilistët përdorin elementë natyralë për konfeksionet e tyre, të tilla si dhëmbë peccary, një lloj derri i egër nga Amazona, guarana e kuqe, fara acai ose lëvozhgë kokosi.

"Veshja ime ngjall ritualin e vajzës së re nga populli Ticuna," shpjegon Kimpuramana, një modele dhe stiliste 17-vjeçare, e veshur me një fustan të bardhë të zbukuruar me vija të zeza diagonale.

Të shtunën, parada u zhvilluan në Pallatin “Río Negro”, një ndërtesë e fillim të shekullit të 20-të dhe tashmë e shndërruar në një qendër kulturore.