Love cost 10 mln $, Ben Afleck fejohet për herë të dytë me divën latine J. Lopez

Çifti i famshëm i show bizz-it, Jennifer Lopez dhe Ben Afleck janë fejuar për herë të dytë, 17 vjet pas përfundimit të marrëdhënies së pare. Por ajo që ka tërhequr vëmendjen është unaza e diamantit që vlerësohet se arrin deri në 10 milionë dollarë.

“Love don’t cost a thing…”

Por mesazhi i kësaj kënge hit në vitin 2020, nuk vlen për këngëtaren. Jenifer Lopez mban tashmë në gisht një unazë diamanti me vlerë deri në 10 milionë dollarë, dhuratë fejese nga ish i dashuri, aktori Ben Afleck, 17 vjet pas përfundimit të marrëdhënies së parë.

Në përvjetorin e dashurisë të sapogjetur, këngëtarja postoi në rrjetet sociale një video shoqëruar me shkrimin:

“Ti je perfekt”.

Sigurisht që ekspertët e bizhuterive mbetën pa fjalë përballë kostos së unazës.  Diamant jeshil 8,5 karat, besohet se arrin një vlerë ndërmjet 5 dhe 10 milionë dollarë.

Love cost 10 mln $, Ben Afleck fejohet për herë të dytë me

Unaza është parë vetëm në disa foto të paqarta, por me siguri J. Lopez nuk do të humbasë asnjë rast për ta shfaqur atë, si në tapetin e kuq ashtu edhe në të jetën e përditshme.

Aktori me sa duket nuk i la asgjë rastësisë, duke kërkuar një të tillë gur me një kuptim shumë të fortë simbolik. 

“Unë them gjithmonë se jeshilja është fatsjellësja ime”, pranoi ai disa kohë më parë. Referenca është për fustanin “Versace”, që bëri historinë e modës dhe internetit, duke e shndërruar J. Lopez në një ikonë stili.

Kjo është fejesa e gjashtë zyrtare për yllin latin dhe, nëse ajo shkon në altar me Ben Afleck, do të jetë e katërta martesë për të.

Jennifer ka dy fëmijë binjakë nga martesa me kantautorin March Anthony, ndërsa Afleck ka tre fëmijë me aktoren Jennifer Garner.