“Armiku i armikut tim, është miku im”. Bodo luan me Romën, Lazio i hap dyert e qendrës stërvitore
Ka një luftë të ndezur nervash me Bodo dhe Romës edhe përtej fushës. Norvegjezët mposhtën 2 herë ekipin e Marash Kumbullës por sot tensioni është rritur pasi UEFA vendosi të pezullojë trajnerin e Bodo/Glimt, Kjetil Knutsen sepse goditi përgatitësin e portierëve të Romës.
Për të mos mjaftuar kjo, mësohet se ekipi norvegjez ka zbarkuar disa ditë më herët në kryeqytetin italian për t’u përgatitur për ndeshjen e kthimit në Conference League dhe kanë shkuar menjëherë në “Formello”. Është qendra stërvitore e Lazios ku bardhekaltërit, rivalët e përjetshëm të Romës kanë hapur dyert për “armikun e armikut të tyre”, që bëhet mik në këtë rast për djemtë e Sarrit.
Skuadra norvegjeze do të përgatitet pikërisht në “Formello” për ndeshjen e dytë dhe tifozët e Lazios e kanë pritur mirë duke i mbështetur ata që të mposhtin rivalët e “urryer” të Romës, natyrisht flasim gjithmonë në aspektin sportiv./Ora News/.
