Ish ylli i futbollit “lë nam” në maratonë: Nuk ishte qejf, ishte një luftë e vërtetë (Video)
42 km rreth Roterdamit për 3 orë, 13 minuta dhe 40 sekonda. Kjo ishte koha me të cilën Arjen Robben përfundoi Maratonën e Roterdamit, një kohë për të cilën tifozët nisën të talleshin në komente me ish yllin e futbollit në rrjetet sociale.
Gjithsesi 38-vjeçari i tërhequr verën që kaloi përfundimisht nga futbolli, mori pjesë dhe garoi në krah shumë emrave të atletikës teksa në fund u panë dhe shenja të mëdha të lodhjes t eish futbollisti i Bayernit e Chelseat.
“Nuk ishte argëtuese, me të vërtetë nuk ishte argëtuese. E bëra, por kaq. Shpesh shkoja në thellësi dhe më duhej të luftoja shpesh, por kjo ishte gjithashtu një luftë e vërtetë. Ajo audiencë në krah më ndihmoi shumë. Faleminderit të gjithëve për këtë mbështetje, në fillim isha pak i shqetësuar për kohën, por në një moment të caktuar e harron fare dhe nuk të intereson më. Mund të mbijetosh dhe të garosh për herë të parë në një maratonë, pastaj kupton se çfarë i bën një gjë e tillë trupit tuaj, por unë ia dola”, u shpreh ish ylli i futbollit pas garimit në Maratonën e Roterdamit./Ora News/.
Linksbacks gek maken. Dat vond Arjen Robben leuk. 42 kilometer lang kapot gaan in Rotterdam. Dat vindt 'ie minder. pic.twitter.com/bndfkogsrs
— NOS Sport (@NOSsport) April 10, 2022
