Shihni pamjet. Kampioni rus i garave fiton dhe bën përshëndetje naziste!
Pas sportistit rus në gjimnastikë i cili do të pezullohet për simbolin Z në fanellën e tij në Botëror, vjen një tjetër rast nga një tjetër rus.
Është kampioni rus në garat e të rinjve FIA Kartin European Championship, Artem Severiukhin i cili është në telashe të mëdha pasi në podiumin ku ai po festonte fitoren në garën e Portugalisë, bëri shenjën famëkeqe të nazistëve.
Teksa qëndronte në podium gjatë ceremonisë pas garës, 15-vjeçari Severiukhin rrahu gjoksin me grusht dhe më pas me dorën drejt dhe lart si nazistët përshëndeti e më pas nisi dhe të qeshte.
Pamjet flasin vet por FIA menjëherë ka konfirmuar se ka nisur një hetim për gjestin e Severiukhin.
????The Russian racer Artem Severiukhin demonstrates Nazi salute on the podium during the European Junior Karting Championship award ceremony in Portugal. The event is held under the aegis of the International Automobile Federation. pic.twitter.com/jgpIJuLkxv
— Toronto Television / Телебачення Торонто (@tvtoront) April 11, 2022
"FIA konfirmon se ka nisur një hetim të menjëhershëm për sjelljen e papranueshme të z. Artem Severiukhin që ndodhi gjatë ceremonisë së podiumit për kategorinë OK në raundin 1 të FIA Karting European Championship 2022 në Kartodromin Ndërkombëtar të Algarve në Portugali. FIA do të komunikojë së shpejti për hapat e mëtejshëm që do të ndërmerren në këtë rast”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga organi qeverisës i autimobilizmit botëror. /Ora News/.
