Moratti kundër rrymës: Nuk ka nevojë për stadium të ri, “San Siro” është yll
“San Siro është aq i bukur sa kjo nevojë për një stadium të ri nuk është aty për mua”. Në kulmin e debatit për një stadium të ri në Milano për dy ekipet e lavdishme të Italisë, ish-presidenti i Interit Massimo Moratti gjatë një interviste të fundit del kundër rrymës duke kërkuar që të mbahet ende impianti historik i qytetit.
Sipas projektit që duket se po refuzohet, impianti i ri i përbashkët mes Interit dhe Milanit do të ndërtohet e njëkohësisht një pjesë e “San Siros” do të ruhet si objekt i vjetër dhe monument por kjo ide nuk i pëlqen ish pronarit zikaltër.
“Unë besoj se është një domosdoshmëri ekonomike. Mbajtja e një stadium si monument atje është e kotë. San Siro ka soliditetin e vet, kur një tifoz hyn, ndjen pasionin dhe forcën e atij vendi. Duhet të ruhet. Stadiumi i ri në Milano është një hapësirë zvarritjeje. Dukej se gjithçka ishte e qetë për ta bërë përsëri, problemet u shfaqën. Sesto San Giovanni është një zonë e shkëlqyer, por është turp ta largosh impiantin e ri nga Milano”, deklaroi Massimo Moratti.
Në Itali ka vonesa të mëdha burokratike që në fakt po pengojnë klubet që të ndërtojnë impiante të reja sin ë Angli apo Spanjë ndaj dhe Milani me Interin duke parë vonesat nga Bashkia e Milanos duket se do të zhvendosen në “Sesto Giovanni, pak km larg qytetit./Ora News/.
