Barça të lë pa frymë, fitore spektakolare në sekondat e fundit ndaj Levantes (Video)

Pas 6 fitoreve radhazi, Barcelona për pak sa nuk u ndal në La Liga. Katalanasit luajtën në transfertën me Levanten që po shikon makthet e rënies një kategori më poshtë por sonte vunë në vështirësi te madhe miqtë që gjithsesi arritën të merrnin një fitore dramatike 3-2.

Pas një pjese të parë pa gola dhe me insistimin e vendasve më së shumti, Levante shpërblehet në 52’ me një penallti të ekzekutuar nga Morales. Vetëm 4 minuta më pas për një prekje me dorë në zonë vendasit marrin sërish penallti por kësaj radhe gjuan Martiqë e gabon.

Barça ndryshon ritëm pas pritjes së Ter Stegen dhe menjëherë ngushton diferencën me Aubameyang me kokë në 59’ teksa në 63’ mendon talenti Pedri për të vendosur barazpeshën. Në 83’ vendasit marrin një tjetër penalltidhe është Melero që e gjuan saktë duke barazuar ndeshjen që dukej se u mbyll në barazim.

Xavi ka edhe armën e fundit, De Jong i cili sapo futet në minutën e 92’ arrin me një prekje të shënojë duke i dhënë Barcelonës fitoren e shtatë radhazi në La Liga./Ora News/.