Çudira shqiptare/ Autobusi lë ekipin e Dinamos në këmbë, rikthehet bosh në Tiranë

Dinamo mori një goditje të rëndë në fushë pas humbjes me Kastriotin në Superiore, duke vendosur pothuajse rikthimin në Kategorinë e Parë por një tjetër goditje erdhi edhe pas ndeshjes.

Siç u raportua nga burime pranë skuadrës së Dinamos, në momentin që mbaroi ndeshje në Elbasan, shoferi i autobusit është larguar menjëherë duke lënë skuadrën dhe stafin e kryeqytetasve në këmbë.

Arsyeja ende nuk është zbardhur, nëse veprimi i tij ishte një gabim i madh i momentit apo shoferi ka reaguar në këtë mënyrë ndoshta nga situata jo e mirë te Dinamo./Ora News/.