Berisha: Nuk e njoh Alibeajn si kryetar të grupit parlamentar të PD. Padia e tij s'ka bazë
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka dalë në një deklaratë për mediat pas mbledhjes se grupit parlamentar të PD.
Berisha në fjalën e tij tha se nuk e njeh Enkelejd Alibeajn si kreun e grupit parlamentar të PD, pas vendimit të Alibeajt për të ankimuar vendimin e Gjykatës, e cila njohu Kuvendin e 11 dhjetorit, ku Komisioni i Rithemelimit merr drejtimin e partisë.
Ish-kryeministri shprehet se Alibeaj s'ka tagër për të marrë vendime të tilla, pasi sipas statutit ai nuk është kryetar i komanduar i PD-se.
Sali Berisha: Pas vendimit të tij për të paditur PD për llogari të qeverisë në Gjykatë, mund të ju them se ai për mua pushon së qenuri kreu i grupit parlamentar. Padia s’ka asnjë bazë dhe padia është në njëfarë mënyrë që të mos pranosh një proces që sot se kundërshton asnjë shqiptar. Alibeaj s’ka asnjë tagër, sepse ai e konsideron veten kryetar të PD në një kohë që ai nuk ka asnjë funksion të tillë.
Partia Demokratike ka dorëzuar këtë të hënë (5 prill), ankimimin në Gjykatën e Apelit të Tiranës, ku kërkon prishjen e vendimit të gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, më 25 mars 2022, që njohu Statutin e miratuar në Kuvendin e 11 Dhjetorit, thirrur nga Sali Berisha.
Në ankimimin e PD, i përfaqësuar me autorizim nga Enkelejd Alibeaj, kërkon nga Apeli prishjen e vendimit të 25 marsit si dhe pushimin ose kthimin në hetim me trupë tjetër gjykuese.
