Pse "Fundjavë Ndryshe"? Nuk do ta besoni arsyen

"Pse Fundjavë Ndryshe?" arbër Hajdari ka treguar në studion e "Why?Not" në RTV Ora me moderatoren Roza Lati pse e ka quajtur kështu organizatën bamirëse të cilën ai themeloi para 7 vitesh.

Hajdari: Unë isha student në atë kohë dhe kisha më shumë kohë në fundjavë. Doja që të ftoja të gjithë njerëzit apo brezin tim që fundjavën ta kalonim ndryshe jo vetëm duke ndenjur me familjet e tyre por edhe duke kaluar kohë me njerëzit në nevojë. Nuk ka shqiptar që nuk ka të afërm në nevojë.

Bamirësia tek ne nuk është parë vetëm si e dhënë materiale. Bamirësia te ne ka nisur si te një buzëqeshje, t'i japësh dikujt një buzëqeshje, një fjalë të mirë, një motiv dhe t'i tregosh që nuk je vetëm. Pastaj shumë njerëz janë përfshirë te ky emri jonë që besoj se ishte i gjetur për t'i kaluar fundjavat e tyre ndryshe. Mund të jenë bërë pafund aktivitete nga jugu në veri ku familjarë, shqiptarë të mirë e të ndershëm kanë marrë pjesë në aktivitet tona sociale. Ky ka qenë fokusi që njerëzit të vinin në terren dhe të shikonin si jetojnë bashkë-kombësit e tyre.