Këto janë kriteret që duhet të plotësohen që "Fundjavë Ndryshe" t'iu vijë në ndihmë
"Fundjavë Ndryshe" është një organizatë bamirësie që i vjen në ndihmë familjeve në nevojë. Por jo të gjithë mund të përfitojnë pasi duhen plotësuar disa kritere.
Arbër Hajdari i ftuar së fundmi në studion e "Why?Not" në RTV Ora me moderatoren Roza Lati ka treguar si mund të përfitojnë banesa familjet në nevojë.
Hajdari: Ne e kemi trajtuar çdo rast sikur luajmë rolin e babait të një familje. Në fazën e parë shkojmë dh evidentojmë të gjitha nevojat, bëjmë një verifikim shumë të hollësishëm për të kuptuar a kemi të bëjmë me një familje nevojtar që është në këtë gjendje, a kemi të bëjmë me një dembel që është në këtë situatë. Është një proces shumë i hollësishëm sepse duam të dimë realisht se me çfarë kemi të bëjmë. Asnjë rast nuk duhet të përfitojë banesë nëse ai nuk përmbush disa kritere që ne kemi vendosur për njëfarë kohe. Kriteri i parë është që duhet të fillojë punën. Ne i propozojmë vendin e punës.
Nëse është njeri që nuk di asnjë zanat ne i ofrojmë punë me një pagë minimale. Nëse kërkon më shumë ne i ofrojmë kursin e shkollës profesionale falas. Nëse nuk do 350 bëjnë kursin të marrësh 700. Kushti numër dy është që familja duhet të na vërtetojë që ka dërguar fëmijët në shkollë. Krijojmë një marrëdhënie me familjen tamam si babai i madh që kërkon llogari në shtëpi. Që ti të përfitosh dokumentet e pronësisë së kësaj banese ju duhet të na vërtetoni ne për njëfarë kohe, varet nga rasti, që ju keni hyrë në rrugë të mbarë.
