Arbër Hajdari: T'i mësojmë njerëzit si kapet peshku dhe jo t'i japim peshkun

Arbër Hajdari, themelues i organizatës bamirëse "Fundjavë ndryshe" ishte i ftuar në "Why?Not" në RTV Ora me moderatoren Roza Lati. Ai tregoi dhe strategjinë që përdorin në mënyrë që t'i vijnë në ndihmë të gjithë njerëzve në nevojë.

Hajdari: Ne jemi krijuar si një organizatë disa vite më parë. Çdo vit që ka kaluar kemi mësuar, jemi munduar të mësojmë nga organizatat perëndimor si sistem bërësit më të mirë të organizatave nga praktika që kanë, jemi munduar të përshtatim gjëra prej tyre, t'i mësojmë dhe t'i përshtatim në vendin tonë.

Deri tani kemi krijuar një strategji, një sistem i cili funksionon për nxjerrjen e njerëzve nga varfëria ose për ta shprehur më kollaj


t'i mësojmë njerëzit se si të peshkojnë dhe jo t'i japim peshkun.