Arbër Hajdari mezi pret të bëhet baba: I lutem Zotit...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Prill 2022, 22:15
Arbër Hajdari, themeluesi i fondacionit "Fundjavë Ndryshe" me nismën e tij ka ndihmuar qindra fëmijë në nevojë. Së fundmi, në studion e "Why?Not" në RTV Ora me moderatoren Roza Lati ai ka rrëfyer se mezi pret të bëhet baba.
Hajdari: I lutem Zotit që ta afrojë atë ditë se jam njeri që i dua fëmijët. Nuk kam fëmijë timin biologjik, por kam një numër të madh fëmijësh që për sa kohë kaloj çdo ditë me ta, për sa kohë marrim pjesë te njëri-tjetri si në të mirë, si në të keq, ata janë bërë si fëmijët e mi. Mezi po pres ditën që të bëhem baba edhe të jem një baba i mirë.
