Vanoli flet hapur: Kush punoi te Dinamo, të kërkojë falje që e çoi në këtë pikë
Trajneri Vanoli që kur ka ardhur te Dinamo, ka folur hapur dhe pa doreza për situatën te skuadra kryeqytetase. Sot në konferencën për shtyp ai bëri një analizë të situates përpara ndeshjes me Kastriotin teksa nuk kurseu kritika edhe për parardhësit e tij në stol.
“Jemi të vetëdijshëm se në tre ndeshejt e fundit kemi pasur në kalendar trë skuadrat më në formë të kampionatit. Ndaj Tiranës nuk humbëm sepse nuk ishim në gjendje por humbën një penallti ndërsa ndaj Egnatias treguam një paraqitje disi më të dobët. Në 10 ditë nuk mund të zgjidh problematikat e 9 muajve. E kam pranuar këtë punë që dua ta bëj me dashuri dhe passion. Me vjen keq për atë që po merr presidenti pasi ka dhënë shumë për ne dhe klubin. Pranova të vij këtu sepse ka një projekt të rëndësishëm dhe tifozët meritojnë më shumë. Prandaj përgjegjësinë duhet ta marrin të gjithë, unë, presidenti, klubi dhe lojtarët. Ka pasur gabime nga të gjithë. Kush ka punuar për Dinamon, sot duhet të kërkojë falje për gabimet që ka bërë duke e cuar suadrën në këtë pike”.
Trajneri italian theksoi se ndonjëherë skuadra nuk ka nevojë për emra për të arritur objektivin teksa pranoi se do të bëjë maksimumin për të shpëtuar skuadrën.
“Shpesh herë një skuadër niset nga emrat me peshë por nuk i arrin objektivat. Emrat duhen deri në një pikë por më pas gjykimin e jep fusha. Unë mund të flas për dy ndeshjet e fundit, Ndaj Tiranës pashë një skuadër të mirë por jo ndaj Egnatias ku ndoshta mungoi përqëndrimi. Skuadrën nuk e kam ndërtuar unë por tani jam ktu për të arritur objektivin dhe këtë dua ta bëj duke punuar me skuadrën. Na mungon vazhdiomësia në rezultatem, shikoni Kastriotin, vjen pas 5 ndeshjeve ku numëron 4 fitore. Nëse duhhet të reagojmë ëtë duhet ta bëjmë në fushën e lojës dhe jo me fjalë. ccDerisa matematika të na i lejojë, unë do të jem I karikuar deri ën ditën e fundit. Dua të theksoj që lojtarët janë të gjithë njëlloj, të rinj e të vjetër. Kam dëgjuar kritika pas ndeshjes së fundit se disa lojtarë me eksperiencë nuk u aktivizuan dhe e kam fjalën për Siofranac I cili më ka thënë personalisht se nuk ndihej mirë fizikisht. Njerëzit përpara se ët flasin duhet të njohin ambjentin. Kritikat duhet të jenë konstruktive dhe le t’I bëjnë te klube të tjera por jo tek Dinamo ime. Imami është gjithashtu i dëmtuar dhe nuk mund ta aktivizoj por është hera e fundit që unë flas për emra, e rëndësishme është që të fitojmë”, deklaroi italiani i Dinamos në fjalën e tij.
