Fantastike Roma, përmbys në 3 minuta Salernitanën. Mourinho nuk ndalet (Video)

Pavarësisht humbjes në Conference League, Roma në Serinë A nuk humbet një ndeshje prej 9 javësh. Sot në “Olimpico”, verdhekuqtë me Marash Kumbullën në fushë mundën me përmbysje 2-1 Salernitanën që po lufton për të mbijetuar mes më të mirëve.

Duhet thënë që për mbrojtësin shqiptar nuk ishte një ditë e mirë pasi u ndëshkua me të verdhë dhe Mourinho e zëvendësoi pas 45 minutash. Në pjesën e parë miqtë kaluan përpara me Radivanoviç në minutën e 22’ dhe për të përmbusyr ndeshjen Romës iu deshën vetëm 3 minuta në pjesën e dytë në harkun kohor mes 82’ dhe 85’ kur fillimisht Perez e më pas Smalling shënuan duke ndrushuar situatën në favor të kryeqytetasve.

2-1 në fund dhe një fitore që Mourinhos i shërben per të vijuar luftën për në Europë e për të rritur dhe moralin pas humbjes me Bodo/Glimt/Ora News/.