Theu celularin e një tifozi autik, Ronaldo në telashe. Policia e vë nën hetim (Video)

Nuk kanë të sosur telashet për Cristiano Ronaldon. Sulmuesi portugez shfryu gjithë zemërimin e tij pas humbjes me Everton teksa në largim nga stadium goditi dhe theu telefonin e një tifozi që po e xhironte.

Më vonë pati dhe një reagim nga nëna e tifozit e cila rrëfeu se ai është një djalë autik dhe se për herë të parë vinte në stadium por pas kësaj ngjarjeje kurrë më nuk do ta dërgonte më.

Menjëherë në media dhe rrjetet sociale pati një reagim të madh kundër sjelljes së Ronaldos i cili gjithashtu reagoi duke kërkuar ndjesë.

Nuk është kurrë e lehtë të përballesh me emocionet në momente të vështira siç është ai me të cilin po përballemi. Gjithsesi, duhet të jemi gjithmonë të respektueshëm, të durueshëm dhe të japim shembull për të gjithë të rinjtë që e duan lojën e bukur. Unë do të doja të kërkoja falje për shpërthimin tim dhe, nëse është e mundur, do të doja ta ftoja tifozin që të shikojë një ndeshje në ‘Old Trafford’, si shenjë e lojës së ndershme dhe sportive”.

Pavarësisht kësaj mësohet se policia e Merseyside ka vendosur të hapë një hetim në lidhje me ngjarjen e ditës së shtunë. “Mund të konfirmojmë se po kryejmë një hetim në lidhje me incidentin ku u përfshi një futbollist në momentin që po dilte nga fusha. Të gjithë palët e përfshira do të tregojnë versionin e tyre”, lexohet në komunikatën zyrtare që policia e Merseyside ka publikuar në Twitter.