Skënderbeu prenoton Kategorinë e Parë. Tirana e mund me “poker” në Korçë
Nuk ka shumë histori në Korçë. Skënderbeu e ka të pamundur të bëjë më shumë dhe sot duket se ka vulosur dhe rrugëtimin e ri për në Kategorinë e Parë. Korçarët luajtën përballë Tiranës në shtëpi teksa ishin të pafuqishëm për të bërë diçka edhe pse bardheblutë nuk u sforcuan shumë në fushë.
4-0 ishte rezultati final teksa në pjesën e parë Xhixha në 37’ që shënoi për miqtë në një ndeshje të ekuilibruar dhe pa shumë raste.
Në të dytën, Tirana shton presionin dhe me lehtësi arrin të shënojë 3 herë të tjera me Totre në 62’, Nikqi 68’ dhe në fund të ndeshjes Seferi me penallti mbyll me poker ndeshjen.
Pa shumë histori kjo sfidë me Tiranën që prek titullin ndërsa në anën e kundërt është Skënderbeu që merr rrugën për më poshtë pas shumë vitesh./Ora News/.
