Tjetër fitore për Ferrarin. Leclerc triumfon në Melburn, Verstappen “KO”

Ndalesa e tretë e Botërorit në Formula 1 dhe tjetër fitore për Ferrarin. Në Çmimin e Madh të Melburn, ishte “kokëkuqja” që arriti të impresionte sigurisht me një pilot si Charles Leclerc.

Francezi e nisi mjaft mirë garën duke u shkëputur që në nisje teksa piloti tjetër i Ferrarit, Sainz humbi shumë pozicione.

Në një garë që dukej e vendosur, një aksident i Vettel bën që të zbresë safety car në pistë duke zhbërë renditjen e cila rinis në xhiron e 28 me Leclerc I pari dhe ndjekësit Verstappen, Hamilton, Perez dhe Rusell.

Gjithsesi, Leclerc arrin të shkëputet me disa xhiro të shpejta në pistë ndërsa goditjen e madhe e merr Verstapppen që lë garën në xhiron e 39 për probleme me “power unit”. Në fund, dominuesi është Leclerc që arrin i pari dhe me meritë finishin teksa Sergio Perez siguron vendin e dytë dhe Russell të tretin.

Vendi i katërt për Lewis Hamilton që la pas Norris dhe Ricciardo.

Tashmë Leclerc është kryesuesi i Botërorit me 71 pikë përpara surprizës Rusell që është i dyti me 37 pikë, dhe Sainz me 33 pikë./Ora News/.