Zbulohet koleksioni me mbi 1 mijë kafshë të balsamosura, vlera 32 milionë euro. Videoja do ju habisë

Një koleksion me mbi 1 mijë kafshë të balsamosura është zbuluar qytetin e Valencias në Spanjë.

Sipas ekspertëve vlera e koleksionit kap vlerën e 32 milionë eurove.

Policia spanjolle sekuestroi mbi një mijë kafshë të balsamosura përfshirë qindra prej tyre të cilat konsiderohen specie në zhdukje.

Koleksioni privat u zbulua në një magazinë në Betera, afër Valencias në lindje të Spanjës.

Mes 1090 kafshëve të balsamosura, 405 prej tyre ishin klasifikuar si kafshë të mbrojtura, ose në rrezik zhdukjeje.

Mes tyre ishte edhe një gazelë, e cila dikur gjendej në një pjesë të kontinentit afrikan.

Një tigër bengalez i konsideruar gati në zhdukje, arinj polarë, rinoceronë të bardhë si edhe 198 dhëmbë elefenatësh.

Garda Civile tha të dielën se ishte sasia më e madhe e kafshëve të balsamosura të sekuestruara ndonjëherë në Evropë.

Pronari i koleksionit është vënë nën hetim për kontrabandë si edhe për krime kundër mjedisit.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE