Zbardhet juglindja, reshje bore në Qafë Thanë, Mokër, Dardhë, Voskopojë e Vithkuq

Reshjet e dëborës kanë përfshirë zonat malore të juglindjes por deri tani pa krijuar probleme.

Mësohet se dëborë ka rënë në Qafë Thanë, Mokër, Dardhë, Voskopojë dhe Vithkuq.

Edhe pse reshjet janë të nivelit të ulët borëpastrueset janë në terren për të kriposur zonat dhe akste problematike si ajo e Qafë Thanës apo aksin e Dardhës.

Deri më tani nuk ka asnjë raportim edhe për mungesë të energjisë elektrike. Aktualisht termometri shënon 4° por pritet të ulet edhe më tepër gjatë natës.