Baçi: Zgjedhjet po organizohen nga PD, “Foltorja” bëri vetëm disa lëvizje. Koha që  të bëhemi bashkë

Partia Demokratike ka nisur procesin e zgjedhjeve të brendshme të strukturave në rrethe nën drejtimin e Komisionit të Rithemelimit.

Në lidhje me këtë deputeti i PD, Luan Baçi është shprehur zgjedhjet e po organizohen nga PD dhe jo nga Foltorja, ndërsa shton se brenda kësaj partie nuk ka fitues dhe humbës por marrje përgjegjësie për detyrën.

Luan Baçi: Nuk ka rëndësi se kush kandidat u zgjodh. Brenda PD nuk ka fitues dhe humbës por ka marrje përsipër të përgjegjësisë. Kandidatët që kanë qenë përballë njëri-tjetrit kanë qenë të devotshëm. Zgjedhjen po organizohen nga PD. Foltorja ishte një lëvizje që u bë brenda PD.

Ai tha se tashmë është koha që demokratët të bashkohen  në mënyrë që të merren me vjedhjet dhe abuzimet që bën qeveria.

Luan Baçi: Mendoj se të gjithë ne duhet të bashkohemi tashmë, duhet t’I shtrijmë dorën njëri-tjetrit dhe të punojmë bashkarisht. Nuk duhet të vazhdojmë që pa dashje të bëhemi ndihmesë e  Ramës. Është koha që të merremi me vjedhjet e Ramës, me incineratorët, me papunsisë që ka pllajosur vendin dhe me padrejtësinë që u bëhet qytetarëve tanë.  Kemi muaj të tërë që nuk po merremi me qeverinë pop o merremi me veten.  Si opozitë nuk kemi qenë në lartësinë e duhur që pas 9 shtatorit.  Tani ka ardhur momenti që ne të jemi bashkë.  Duhet të respektojmë votën e demokratëve dhe të lëmë mënjanë pakënaqësitë me njëri-tjetrin. Vota e demokratëve tregon se kush duhet të drejtojë.

Baçi ka shpjeguar dhe se si do të vijoj procesi për zgjedhjet e brendshme brenda PD e deri tek zgjedhja e kryetarit të kësaj partie.

Luan Baçi: Procesi për zgjedhjen e kryetarit të degës ka kaluar nga një process I mëparshëm, një proces që ka filluar me seksionet dhe me grup seksionet. Risia në zgjedhjet  për kryetarët e degëve ka qenë një anëtar një votë. Pas disa ditësh do të mblidhen Kuvendet e degës, ku do të zgjedhë kryesinë e degës dhe do të zgjedhë dhe delegatët që janë për në Kuvendin e 30 prillit, ku do të jetë Kombëtar, ku do të zgjidhet  dhe Këshilli Kombëtar, I cili më pas do të zgjedhë Kryesinë e PD.  Kryesia më pas do të organizojë zgjedhjet për kryetar të PD.  Mendoj se kjo është finalja, ku PD do të filloj më pas opozitën kundër Ramës.

Intervistoi Arnold Kariqi, përgatiti Anila Kolgjini.