Sulmohet me levë kancelari i gjykatës së Elbasanit

Ora 09:14 Policia njofton per sulmin ndaj kancelarit

Mëngjesin e sotëm policia e Elbasanit konfirmoi sulmin ndaj kancelarit të Gjykatës s Elbasanit, Ledio Sulkuqi por pa thënë asgjë për autorët.

"Më datë 10.04.2022, rreth orës  22:30, në lagjen "Aqif Pasha", Elbasan,  në rrethana ende të paqarta, është goditur me sende të forta në kokë shtetasi L. S., 51 vjeç,  i cili ndodhet në Spitalin  Rajonal Elbasan, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën"

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.


 

Ora 22:34 Sulmohet me levë kancelari i gjykatës së Elbasanit

Kancelari i Gjykatës së Elbasanit, Ledio Sulkuqi është goditur me mjete të forta.

Burime për Ora News, bëjnë me dijse Sulkuqi është goditur disa herë me levë në trup nga persona të paidentifikuar.

Ngjarja ka ndodhur sapo kancelari i Gjykatës ka dalë nga një bar-kaf, jo më larg se 100 metra nga Drejtoria e Policisë së Elbasanit.

Aktualisht kacelari i Gjykatës së Elbasanit po merr trajtim mjekësor në spitalin kururgjikal në qendrën spitalore “Xhaferr Kongoli”.

Deri më tani nuk dihen arsyet se përse është dhunuar Sulkuqi, ndërsa aktualisht nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga policia.

Sulmohet me levë kancelari i gjykatës së Elbasanit
Ledio Sulkuqi