Moti i keq/ Lumi Ishëm del nga shtrati, përmbyten dhjetëra hektarë tokë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Prill 2022, 21:08
Si pasojë e motit të keq që ka përfshirë ditën e sotme vendin, lumi i Ishëm ka dalë nga shtrati.
Burime për Ora News, bëjnë me dije se si pasojë janë përmbytur dhjetëra hektarë tokë, të mbjella me grurë, jonxhë në fshatin Murqinë, pjesë e njësisë administrative në Bubq, të Krujës.
Dita e sotme është shoqëruar me reshje të shumta shiu e dëbore.
