Ryshfeti në kufirin Kosovë - Shqipëri, 15 të arrestuar mbeten në burg, 12 në arrest shtëpie, 4 të tjerë pezullohen
GJKKO ka lënë në fuqi kërkesën e SPAK për zyrtarët dhe punonjësit e policisë kufitare të akuzuar për korrupsion në pikat doganore Shqipëri-Kosovë.
Sipas njoftimit, 12 punonjës të policisë, janë lënë në arrest shtëpie, 15 arrest në burg, ndërkohë janë pezulluar 4 efektivë.
Në burg janë lënë
Leart Sulo, (Arrest në burg)
Ani Hoxholli, (Arrest në burg)
Emilton Asllanaj, (Arrest në burg)
Halim Shehu, (Arrest në burg)
Arben Kastrati, (Arrest në burg)
Arjan Sokoli, (Arrest në burg)
Endrit Uka, (Arrest në burg)
Fatri Isiberi, (Arrest në burg)
Fatri Braha, (Arrest në burg)
Kapllan Dogjani, (Arrest në burg)
Muhamet Cengu, (Arrest në burg)
Vehbi Nerguti, (Arrest në burg)
Bedri Duraku, (Arrest në burg)
Arben Goçi, (Arrest në burg)
Reni Dokolli, (Arrest në burg)
Arrest në shtëpi:
Dashnor Braha (Arrest shtëpie)
Elidjana Toçilla (Arrest shtëpie)
Endrit Uka (Arrest shtëpie)
Gëzim Duraku (Arrest shtëpie)
Sazan Ibra (Arrest shtëpie)
Mimoza Shahinaj (Arrest shtëpie)
Rezarta Lako (Arrest shtëpie)
Xhuljana Maksutaj (Arrest shtëpie)
Shpëtim Cenaj (Arrest shtëpie)
Atli Jashari (Arrest shtëpie)
Xhaferr Elezi (Arrest shtëpie)
Haqif Halilaj (Arrest shtëpie)
Të pezulluar nga detyra:
Fran Kacorri
Arta Rredhaj
Avni Tershalla
Sule Onuzi.
Sipas SPAK, dyshohen se për muaj të tërë u kanë mundësuar dhjetëra qytetarëve shqiptarë dhe kosovarë kalimin kufitar në mënyrë të parregullt, për çka dhe kanë pranuar si ryshfet shuma të konsiderueshme të parave. Policët shqiptarë bashkëpunonin me ata të Kosovës, ndërsa autoritet atje njoftuan se kanë arrestuar 26 policë.
Nga hetimet janë dokumentuar 312 episode të veprimeve korruptive të punonjësve të policisë, të cilët favorizonin persona të ndryshëm për futjen e mallrave kontrabandë; persona që trafikonin automjete, sende të tjera të kundraligjshme; ndihmonin për të kaluar kufirin persona të ndryshëm me problematika ligjore për hyrjen dhe daljen e tyre ne vendet e BE-së, sa i përket regjistrimeve fiktive për hyrjen dhe daljen në territorin shqiptar; si dhe ndihmonin persona të tjerë që kishin probleme me ligjin, të cilët nuk regjistroheshin në sistemin TIMS, pasi nuk lejohej udhëtimi i tyre për në Kosovë dhe anasjelltas.
