Përmbytje në pak minuta shi, prania e ujit bllokon qarkullimin në disa akse në Tiranë

Reshjet e shiut kanë përmbytur disa akse rrugore në kryeqytet këtë të dielë.

Më problematik mbetet qarkullimi në zonën e Don Boskos.

Gropat e hapura në mes të kësaj rruge të mbushura me ujë e kanë nxjerrë atë jashtë funksionit dhe qytetarët nuk kanë asnjë mundësi tjetër kalimi përveç kësaj.

Gjithashtu bllokimi i pusetave kulluese ka shkaktuar dhe trafik.

Po kaq problematike mbeten rrugët në zonën e Astirit. Lëvizja e automjeteve në këto rrugë është pothuajse e pamundur.

Edhe në dalje të zonës së Selitës paraqitet e njëjta situatë.

Për shkak të investimeve të munguara apo punimeve pa cilësi në ditët me shi pamje të tilla në rrugët e kryeqytetit janë të njëjta.