Maliqi: Të bashkohemi të shpëtojmë vendin nga flakët "ferrit" për llogari të "Rilindjes së djajve"

Ish-deputeti  i LSI, Lefter Maliqi, shprehet  gjatë kohës që Edi Rama ishte në qeverisje, pati një shkatërrim të bujqësisë, blektorisë, korrupsion, shthurje e çdo hallke të sistemi dhe rënie drastike e arsmit dhe të popullsisë.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Maliqi, thotë se është koga që të shpëtojmë vendin nga ky degradim, ndërsa shton se opozita duhet të bashkohet për kthimin e shpresës dhe besimit në mbrojtje të demokracisë.

Lefter Maliqi: Degradim i çdo sfere të jetës!9 vjet "Rilindje" = shkatërrim, shpopullim, varfërim dhe pasiguri për vendin. Në 9 vjet qeverisje e "Rilindjes", me një KM shpirtzi rezultatet janë: shkatërrim i bujqesisë dhe blegtorisë, shpopullimi i vendit, pasiguri, varfëri ekstreme, korrupsion i tejskajshëm, shthurrje e çdo hallke të sistemit, rënie drastike e arsimit dhe shëndetësisë. Kapje institucionesh dhe e drejtësisë, kanabizim i vendit, paaftësi në manaxhim dhe qeveri e kthyer në "harem" dhe në tufë servilash të korruptuar. Koha të shpëtojmë vendin nga ky degradim! Të bashkuar rreth opozitës për kthimin e shpresës dhe besimit në mbrojtje te demokracisë, lirive dhe të ardhmes së vendit që ka 9 vjet në flakët e "Ferrit" për llogari të "Rilindjes së Djajve"!